Agjencia Zhurnal.mk.

Reagojnë “Tigrat e Zi” për krizën e thellë të Feronikelit, kanë një kërkesë drejtuar Ramiz Lladrovcit

Skuadra nga Drenasi gjendet e zhytur në fund të tabelës, ku tashmë po i largohen edhe futbollistët kryesor, shkruan Gazeta Olle.

Për gjendjen e krijuar në klub kanë reaguar edhe tifozët besnik të Feronikelit, “Tigrat e Zi”.

Tifo grupi nga Dreniasi ka kërkuar që të paguhen borxhet dhe të lirohet klubi nga ata që e kanë sjellur në këtë gjendje.

Gjithashtu, “Tigrat e Zi” kanë kërkuar nga kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ta largojë Presidentin aktual të klubit.


Reagimi i plotë nga “Tigrat e Zi”: 

Reagim

Të gjithë ju qe ishit më heret dhe e krijuat gjendjen ma të keqen në klub qe nga themelimi i klubit po ju bajmë thirrjë në emrin e Tifozve Tigrat E Zi dhe të Qytetarve që ti kryeni borgjet ndaj klubit tonë të zemres dhe ta lironi sa më parë klubin sepse ka njerez qe klubin e dojnë më shumë se ju dhe nuk kqyrin të perfitojn nga klubi sikur ju.

Kemi edhe një fjale për Kryetarin e Komunes Ramiz Lladrovci që të merr një vendim siç e ka vendosur këtë President ta largoj dhe të i’u kthehet klubit dinjiteti i mehershem.

Presidenti,Kryesia dhe Lojtaret vijnë dhe shkojnë por ne si Tifozeri do jemi gjithmonë pranë FC Feronikelit sepse neve nuk na intereson a jemi në Superlig a në Ligen 1,2 ose 3 do jemi gjithmonë besnik ndaj Feronikelit sepse ky emer është më i madh se të gjithë ju.

FERONIKEL – Dashuri që s’shuhet kurrë 💚

Më respekt TIGRAT E ZI – Drenas


/Gazeta Olle/

Related posts

Gruaja që vrau partnerin e saj me thikë, lirohet nga akuza

Redaksia

Mbi 200 persona në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër janë në izolim

D V

Shkarkohet nga detyra kryeparlamentari bullgar

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More