Agjencia Zhurnal.mk.

Reagimi i Bora Zemanit teksa i këndojnë për ndarjen në festën e ditëlindjes së 30-të

Moderatorja e njohur nga Shqipëria, Bora Zemani, ditën e djeshme festoi ditëlindjen e 30-të.

Me këtë rast i ishte organizuar një festë madhështore në një nga lokalet në Tiranë me miqtë e të afërmit.

Ajo gjatë tërës kohës ka qenë në qendër të vëmendjes dhe një nga videot më virale të momentit është ajo me dy këngëtarët e njohur, Bruno dhe Klajdi Haruni.

Foto: Screenshot/Instagram

Në videon që tanimë është shpërndarë gjithandej, çunat shfaqen duke i kënduar këngën e Shpat Kasapit “Kush të ndau prej meje”.

Ylli i “Përputhen” ka reaguar menjëherë, ku gjatë këndimit të këtij projekti tenton të largohet nga Bruno teksa të gjithë qeshin.

Kjo duket se është bërë paksa me qëllim për shkak se ajo ishte shumë e përfolur për lidhjen me aktorin Donald Veshaj.

Foto: Screenshot/Instagram

Ky i fundit momentalisht ndodhet në Big Brother VIP dhe këtë kohë po shijon një lidhje dashurie me artisten Beatrix Ramosaj.

Donaldi dhe Bora kanë qenë së bashku për më shumë se tri vite. 

Related posts

Jessica Alba duket shumë trendi, në një kombinim në dukje të papajtueshëm për mëngjeset e vjeshtës

D V

Dikush i tha ‘ngushëllime’ pasi ndërroi foton e profilit, Labi: Nuk bën të vdes edhe pak kohë sa të realizojë një ëndërr për Spitalin e Leukemisë

D V

Ermal Fejzullahu së shpejti baba për herë të pestë?

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More