Agjencia Zhurnal.mk.

Reagimi i ashpër i Dukagjinit për ndarjen e drejtësisë në Gjilan

Klubi i Futbollit Dukagjini ka reaguar ashpër në ndarjen e drejtësisë në takimin kundër Gjilanit të zhvilluar sot.

Klubi nga Klina nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook kanë reaguar ashpër ndaj gjyqtarit kryesor, Besfort Kasumit i cili ndëshkoi me karton të kuq mesfushorin e Dukagjinit, Bujar Shabanin në minutat shtesë të takimit.

Dukagjini pretendon se është dëmtuar në këtë situatë, duke shkruar se Kasumi ishte i ndikuar nga reagimet e publikut.

Reagimi i plotë i Dukagjinit:

R E A G I M – ( me shkas)

Sot në ndeshjen e javës së tretë në mes Sc Gjilanit dhe KF Dukagjinit, klubi ynë është dëmtuar tej mase kur gjyqtari Besfort Kasumi pa asnjë të drejtë por i ndikuar nga reagimet e publikut ndeshkon me karton të verdhë (të dytin) lojtarin tonë Bujar Shabani.

Si klub jemi të shqetësuar për mënyrën së si gjyqtaret po i ndeshkojnë lojtarët tanë e sidomos për rastin në fjalë është e turpshme që një gjyqtarë me stemë të FIFA-së të gjykoj në këtë mënyrë, ky është turpi i referimit.

Edhe në pamjet televizive shihet kjartë dhe mirë që dueli (që u akordua si faull) nuk ishte i tillë, dhe faulla dhe kartona si ky japin ata me shumë se amatera. Ky është reagimi ynë i fundit dhe nuk do lejojmë demtime në asnjë mënyrë edhe në qoftëse do kushton me largim nga kampionati.

Related posts

Prokuroritë në mungesë kuadri, aktualisht krimi ndiqet nga 162 prokurorë, në pritje për angazhim edhe 100 të tjerë

Xh M

Ka përfunduar me këtë rezultat miqësorja Besa – Trepça ’89

Redaksia

Llukarevska: Prej 611 kontrolleve në territorin e tërë shtetit, te 114 tatimpagues janë konstatuar parregullësi

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More