Dukagjini është eleminuar nga Gjilani në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.
Në ndeshjen e zhvilluar në fushën me bari sintetik në Gjilan, klinasit janë mposhtur me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Olle.
Ishte goli i Elton Cales në sekondat e fundit të ndeshjes, që ia siguroi biletën drejt çerekfinales skuadrës së tij.
Faqja zyrtare e Dukagjinit ka reaguar menjëherë pas ndeshjes, duke hedhur akuza drejt gjyqtarit kryesor të takimit, Dardan Çakës.
“Aktori kryesore, është gjyqtari Dardan Çaka. Tendencioz, joserioz dhe mbi të gjitha, sot e vendosi ndeshjën!”, ka shkruar faqja zyrtare e Dukagjinit në ‘Facebook’.
Stefan Nikoliç u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 80-të të ndeshjes, dhe si duket kjo është arsyeja e reagimit të ashpër të klinasve drejtuar gjyqtarit Çaka.
/Gazeta Olle/