Agjencia Zhurnal.mk.

Reagimi i ashpër i Drenicës: Gramos Shala tendecioz, gjykoi vetëm në të mirë të Prishtinës

Drenica nuk po pajtohet me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari Gramos Shala.

Kuqezinjtë pësuan humbje minimale 1-0 nga Prishtina, derisa kanë ankesa të mëdha për Shalën.

Në një reagim publik, Drenica ka bërë me dije se gjyqtari Shala gjatë gjithë ndeshjes e ndihmuar Prishtinën.

Reagimi i plotë nga KF Drenica:

Reagim për media dhe opinionin publik!

Skenderaj – 31.10.2021

Kryesia e KF Drenica, ka analizuar me kujdes ndeshjen e sontme mes FC Prishtina dhe FC Drenica, dhe pas shumë analizimeve del më këtë, reagim në lidhje me arbitrimin e sotëm të gjyqtarit kryesor Gramos Shala në ndeshjen Prishtina – Drenica, i cili në këtë ndeshje ishte i njëanshëm dhe tendencioz, ku gjatë gjithë ndeshjes së sotme ndaj FC Prishtina shihej dhe verehej hapur që i njejti gjykonte në të mirë të Prishtinës, e kulmi ishte në minuten 62′ kur Denisson pengohet në zonë, kurse Shala akordon simulim dhe e ndeshkon me të karton të verdhë Denissonin. Kurse më pas u kontaktua nga VAR, ku e shikoi në menyrë të reprizuar disa herë këtë situatë(rreth 4 minuta) dhe prapë nuk e ndryshoi vendimin e tij për të dhënë penallti për në të mirë të ekipit tonë.

Gjithashtu, Gramos Shala, gjatë gjithë ndeshjes ishte i ‘ngarkuar’ dhe nuk kishte koordinim fare me dhomën e VAR-it e as me asistentët e tij, të cilët në shumë raste , kryesisht kur ishin situata në të mirë të skuadrës tonë i injoronte dhe nuk deshironte t’i merrte perbazë sinjalizimet e tyre.

Një referim i tillë nuk i bën dobi as futbollit në përgjithësi, as Prishtinës , as Federatës së Futbollit dhe raste të tilla ia humbin kredibilitetin garës dhe humbin interesin e sponsorëve dhe donatorëve për të mbeshtetur klubet e futbollit.

Ne pasqyruam sonte vetëm këtë rast të penalltisë, por ka edhe shumë raste tjera të cilat do t’i pasqyrojmë ditëve në vijim.

Duke shpresuar që ky reagim dhe reagime të tilla të merrën përbazë , për të miren e futbollit kosovar, shpresojmë të mos perseriten raste të tilla.

 

/Gazeta Olle/

Related posts

Mariçiq: Detyrë e jona është t’i transformojmë institucionet në kuadër të Bashkimit Evropian

Z.H

Kryetari i Novi Pazarit, Nihat Bishevac për vizitë në Çair

D V

Genc Hamiti shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More