Agjencia Zhurnal.mk.

Reagim i Zаbërçanecit në konferencë shtypi të Stoillkovskit: Është për të ardhur keq që VMRO-DPMNE po bëhet megafon i Boki 13

Shkup, 25 dhjetor –  I hedh poshtë si të pavërteta, si të rrejshme dhe manipulative pretendimet e thëna në konferencën për shtyp të VMRO-DPMNE-së për menaxhimin ose kontrollimin e gazetarëve ose mediave, thotë koordinatori nacional për komunikime strategjike dhe për zbatimin e strategjisë komunikuese të Qeverisë, Marjan Zаbërçanec në reagimin e konferencës për shtyp të zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, i cili e akuzoi se “ka shkruar tekste dhe ka dërguar përmbajtje për lajme në 1TV, pronë e Bojan Jovanovskit”.

 

“Si përgjegjës për komunikime dhe marrëdhënie me opinionin në Qeveri e kam për obligim të jem në kontakt ditor me gazetarë, punonjës mediatikë, redaktorë dhe persona përgjegjës në media. Kjo është esenca e profesionit marrëdhënie me publikun”, thekson Zebërçanec në reagimin e publikuar në profilin e tij në Fejsbuk.

Zebërçanec potencon se me Bojan Jovanovskin ka komunikuar vetëm zyrtarisht dhe profesionalisht, duke e informuar për aktivitetet e Qeverisë dhe “duke iu përgjigjur kërkesave të medias që e udhëhiqte për intervista me kryeministrin Zaev dhe me përfaqësues të tjerë të Qeverisë”.

“Është për të ardhur keq që VMRO-DPMNE bëhet megafon i Boki 13 dhe që nuk e kanë bërë asnjë ndryshim tek vetja kur është në pyetje marrëdhënia ndaj mediave. Politika është shtypje regjimi i gazetarëve dhe punonjësve mediatikë përfundoi më 1 qershor 2017, me zgjedhjen e Qeverisë së atëhershme të re”, potencoi Zebërçanec.

Related posts

LSDM: Gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së ndaj Shilegovit janë reagim të panikut të tyre nga disfata e shtatë

D V

Ministri i Drejtësisë viziton Strasburgun

N E

Për herë të parë rajonet shqiptare në fokus të ministrisë të bujqësisë, ndahen kartela për naftë të gjelbër

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More