Agjencia Zhurnal.mk.

RCEP-i do të hyjë në fuqi së shpejti, të gjitha palët presin zbatimin e Marrëveshjes së Investimeve Kinë-BE

Më 15 nëntor 2020, 15 vende, duke përfshirë 10 vendet e ASEAN-it dhe Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë dhe Zelandën e Re, nënshkruan marrëveshjen e Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP). Më 1 janar 2022, RCEP-i do të hyjë zyrtarisht në fuqi. Në atë kohë, afro një e treta e vëllimit të ekonomisë botërore do të formojë një treg të njësuar me përmasa gjigante, që do t’i japë një shtysë të fortë ekonomisë rajonale dhe globale.

 

Por nga ana tjetër, Marrëveshja e Investimeve Kinë-BE ka hasur në pengesa. Më 31 dhjetor 2020 përfunduan bisedimet për këtë marrëveshje. Por në vitin 2021, pas shtatë vjetësh dhe 35 raundesh negociatash, me ndërhyrjen e forcave të huaja politike dhe vendimin e njëanshëm të Parlamentit Europian, Marrëveshja e Investimeve Kinë-BE “ngriu”.

Margit Molnar, drejtore e Zyrës Kërkimore të Politikave Ekonomike Kineze të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) tha: “BE-ja është një partnere e rëndësishme për Kinën, dhe Kina është gjithashtu shumë e rëndësishme për BE-në. Marrëveshja e investimeve midis Kinës dhe BE-së do të ketë efekt pozitiv për botën”.

Ndërsa Alexander Kulitz, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman, theksoi: “Marrëveshja e investimeve sigurisht që do të na ndihmojë të kemi një mjedis të barabartë biznesi, veçanërisht nëse kemi investime nga Kina në Evropë, por edhe nga Evropa në Kinë. Kjo pa dyshim do të ndihmojë në rimëkëmbjen pas pandemisë së COVID19, sepse ne do të kemi mundësinë të punojmë më afër dhe më ngushtë së bashku”.

Zëdhënësi i Misionit të Kinës në BE u shpreh se Marrëveshja e Investimeve BE-Kinë është një marrëveshje e balancuar me leverdi të ndërsjellë, dhe jo një dhuratë nga ndokush.

Jo shumë kohë më parë, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, deklaroi se Marrëveshja e Investimeve Kinë-BE ishte “një hap i madh në drejtimin e duhur”. Por çështja është se kur do të hidhet ky hap. Bota e rraskapitur nga epidemia po pret me padurim.

Related posts

SHBA-ja do të takohet me përfaqësuesit e talebanëve

D V

Ushtaraku britanik sheh një rrezik tjetër nga Rusia – shkatërrimin e kabllove nënujore të internetit, përmes së cilave kryhen edhe miliarda dollarë marrëveshje financiare në ditë

D V

BE regjistron rënie të numrit të vdekjeve të lidhura me ndotje të ajrit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More