Agjencia Zhurnal.mk.

Raviq emërohet shef i ri i Zyrës për negociata me Kosovën

Qeveria e Serbisë e ka emëruar Milan Raviqin si ushtrues detyre së drejtorit të ri të Zyrës për Çështje Koordinuese në Procesin Negociator me Kosovën.

 

Sipas KO, Raviq punon në këtë zyrë që nga viti 2015, ndërsa nga gjysma e parë e vitit 2021 është shef i Departamentit për përgatitjen, monitorimin dhe koordinimin e procesit të negociatave me Prishtinën zyrtare.

Në vendimin e nënshkruar nga kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, thuhet se Raviq është emëruar për gjashtë muaj.

Deri më tani, Miloje Zdravkoviq ka kryer funksionin e ushtruesit të detyrës në këtë zyrë.

Related posts

Ministri Faton Peci jep lajmin e mirë për bujqit

Z.H

Pas dëshmisë së Simmons, avokatët shohin “dritë në fund të tunelit”

D V

Haradinaj kërkon nga Ilir Meta mbështetje për linjën hekurudhore që do ta lidhte Prishtinën dhe Durrësin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More