Agjencia Zhurnal.mk.

Rasti tragjik në Pejë, PDK pezullon për sot të gjitha aktivitetet

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se pas rastit tragjik në Pejë ka pezulluar aktivitetet politike për sot.

 

PDK në njoftim thekson se ndarja e papritur dhe tragjike nga jeta e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadrijajt i ka tronditur të gjithë.

“Ndarja e papritur dhe tragjike nga jeta e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadrijajt na ka tronditur rëndë të gjithëve. Në shenjë nderimi dhe respekti për ta, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që sot të pezullojë të gjitha aktivitetet e saj politike anembanë vendit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Pejës.

Dy zyrtarë të lartë të PDK-së, kandidati për kryetar të Komunës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, pas një konflikti, janë gjuajtur me armë zjarri ku dhe kanë mbetur të vdekur.

Related posts

Kurti priti në takim ish-kongresistët amerikanë, shprehën të gatshëm për të ndihmuar Kosovën

D V

Policia me detaje të reja rreth aksionit kundër kontrabandës, nga tetë të arrestuarit tre janë liruar në procedurë të rregullt

D V

Ambasada e SHBA-së në Serbi: Ka përparim në dialogun e Brukselit, koha të përmbyllet procesi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More