Agjencia Zhurnal.mk.

Rasti në Deçan që tronditi vendin vitin e kaluar, tre persona ende në paraburgim – një në arrest shtëpiak

Tre persona vazhdojnë të gjenden në paraburgim, ndërsa një person ndodhet në arrest shtëpiak në bazë të dyshimeve rreth vrasjes së trefishtë që tronditi vendin në fund të vitit të kaluar.

Më 26 nëntor të vitit 2021, rreth orës 19:00 një autobus që vinte nga Gjakova u sulmua me kallashnikov në fshatin Gllogjan, ku si pasojë mbetën të vdekur ngasësi i autobusit dhe dy nxënës që ndodheshin brenda në autobus.

 

Ani pse Policia e Kosovës kishte deklaruar se nuk ka arsye të besohej që rasti ka të bëjë me ndonjë sulm të mundshëm terrorist, ata gjithashtu nuk kishin asnjë informacion për disa ditë rresht rreth arsyes së sulmit ndaj autobusit.

Qeveria e Kosovës së bashku me policinë kishin ofruar edhe një shpërblim prej 20 mijë eurosh për këdo që jepte informata që do të çonin në arrestimin e autorit apo autorëve të vrasjeve që ndodhën në Komunën e Deçanit.

Rasti kishte tronditur të gjithë vendin, ku kishin reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët e cilësuar ngjarjen si tronditëse, duke apeluar tek organet e rendit që të zbulojnë sa më parë autorët e krimit.

Megjithatë, teksa po i afrohemi 1-vjetorit të ngjarjes tronditëse, tre persona po vazhdojnë të gjenden në paraburgim dhe një tjetër në arrest shtëpiak si të dyshuar për kryerjen e vrasjes së trefishtë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Por, i njëjti nuk ka dhënë detaje të tjera rreth rastit nëse Prokuroria ka ndonjë pistë të re hetimi.

“Sa i përket kësaj çështje penale në këtë fazë nuk mund të japim më shumë informata për shkak se mund ta dëmtojmë procesin hetimor”, ka deklaruar Nikçi.

Rasti në fjalë kishte tronditur edhe banorët e Komunës së Deçanit, të cilët në fund të vitit të kaluar ishin mbledhur në qendrën e qytetit për të ndezur qirinj në nder të viktimave që u vranë në sulmin e 26 nëntorit ndaj autobusit.

Related posts

Prodhimi i Mercedes-AMG One fillon në MB – dërgesat e para bëhen sivjet

Lea Muslija

Ky Citroën Ami është ndoshta makina më e ngadaltë e policisë në botë

D V

Volkswagen prezanton në Paris furgonin plotësisht elektrik ID.Buzz

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More