Agjencia Zhurnal.mk.

Rasti “Monstra”, zv/ministri Nuhiu: Ministria shqetësohet, por s’është hetuesi

Shkup, 9 janar – Viti që lam pas nuk i shpëtoi edhe rasteve të ndryshme gjyqësore, e njëri prej tyre është edhe rasti “Monstra”. Mbrojtja e palës vazhdon të deklarojë se në prokurori ka përgjime të pa publikuara në procesin gjyqësor dhe se procesi I rigjykuar, nuk pati diçka të re nga ai paraprak.

 

Zv/ministri i drejtësisë Agim Nuhiu thotë se dikasteri i tij i merr për bazë këto shqetësime, por mjetet e provave adresohen në organet hetuese, gjegjësisht në prokurori.

“Ministria e Drejtësisë nuk ka ndonjë kompetencë sa i përket ndërmarrjes së veprimeve procedurale edhe në stadiumin e seancës për shqyrtim kryesor të çështjes, përkatësisht në stadiumin ku duhet të shqyrtohen provat. Megjithatë, çdo fakt i cili provohet mbi bazë të një prove të rrejshme, qoftë deklaratë e rrejshme e dëshmitarit, qoftë prezantimi i rrejshëm i video inçizimeve apo mendimit të gabuar të ekspertit apo cilësdo provë tjetër nga pesë provat që i njeh ligji për procedurë penale, do të paraqesin bazë të mjaftueshme për përsëritjen e procedurës.”, tha Agim Nuhiu, zv/ministër i drejtësisë.

Aktualisht, pas ankesave të mbrojtjes, lënda “Monstra” ndodhet në gjykatën e Apelit.

Related posts

Temperaturat deri në 35 gradë, në fund të javës kushte për shi të rrëmbyeshëm

N E

Pa energji elektrike nesër do të jenë pjesë të komunave Saraj, Kisela Vodë dhe Karposh

Z H

Dimitrov: Ballkani i hapur nismë e rëndësishme, RMV-ja nuk mund të mungojë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More