Janë arrestuar edhe dy të dyshuar në operacionin policor kundër organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në fshatin Karaçevë.
“Janë arrestuar dy persona të dyshuar që ishin në kërkim policor, pas intervistimit në cilësinë e të dyshuarve dhe në prezencë të avokateve mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet nga Policia e Kosovës.
“Lidhur me këtë rast hetimet janë në vazhdim e sipër dhe në kërkim edhe të dyshuarave tjerë”, thuhet në fund.