Agjencia Zhurnal.mk.

Raste aktive me KOVID-19 mbi 9000 në vend, numri i të infektuarve në botë tejkaloi 300 milionë

Shkup, 9 janar – Janë tejkaluar nëntë mijë (9539) raste aktive me KOVID-19 në vend me 632 rastet e reja të konfirmuara në statistikën e djeshme për 24 orët e fundit. Mbi gjysma e rasteve aktive përkatësisht 5558 janë në Shkup. Numra treshifrorë të të infektuarve për momentin kanë edhe 12 qytete, më së shumti në Manastir – 755 dhe Prilep – 546, ndërsa mbi 300 raste aktive ka në Ohër – 396 dhe Kavadar – 301.

 

Nga 632 rastet e reja, të konfirmuara nga 6531 teste të bëra, 470 janë në Shkup. Si pasojë e Kovid-19 në 24 orët e fundit kanë vdekur 7 persona dhe me ta numri i përgjithshëm i njerëzve të cilët e humbën betejën me koronavirusin është 8023. Prej fillimit të epidemisë numri i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë arriti 232 068, ndërsa të  shëruar janë 214 506 pacientë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me Kovid-19 në botë, tejkaloi 300 milionë. Përhapja e shpejtë e llojit Omikron, ka vendosur rekorde të reja për infektim në dhjetëra vende gjatë javës së kaluar. Gjatë shtatë ditëve të kaluara, 34 vende kanë regjistruar numrin e tyre më të madh të rasteve javore nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë 18 vende në Evropë dhe shtatë në Afrikë. Madje edhe kur janë paraqitur 13,5 milionë raste gjatë javës së kaluar, 64 për qind më shumë se javën paraprake, shkalla mesatare globale e vdekshmërisë u zvogëlua për tre për qind.

Edhe në rajon po ndërmerren masa të reja për përballje me krizën e Kovid-19 për shkak të përhapjes së shpejtë të llojit më infektues të koronavirusit.

Nga tre rajone në pjesën veriore të Greqisë të mërkurën do të fillojë mobilizimi i mjekëve privat, të cilët një muaj do të ndihmojnë në spitalet shtetërore në luftën kundër pandemisë.

Spitalet greke po përballen me probleme serioze dhe mungesë të personelit duke pasur parasysh atë që rreth 2500 punonjës shëndetësorë janë në karantinë për shkak të infektimit me Kovid-19. Në karantinë në Greqi janë edhe rreth 2000 policë.

Në Itali hyri në fuqi vaksinimi i detyrueshëm kundër koronavirusit për italianët mbi 50 vjeç.

Ata të cilët nuk janë vaksinuar deri në fund të muajit, nuk kanë pranuar dozën e dytë apo dozë “buster”, prej 1 shkurtit do të dënohen me 100 euro. Masa do të jetë në fuqi deri më 15 qershor dhe do të vlejë për të gjithë banorët mbi 50 vjeç, përfshirë edhe shtetasit e huaj.

Shkallë më të lartë të vdekshmërisë nga koronavirusi në botë ka në Peru dhe kryeson për nga numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes nga Kovid-19 për kokë banori. Vendi me 33 milionë banorë ka mbi 6000 në një milion të vdekur nga sëmundja.

Në atë vend të Amerikës Jugore mbi 202 900 njerëz kanë vdekur prej fillimit të pandemisë. Qeveria e Perusë kumtoi se Kovid-19 vrau së paku njërin prind apo kujdestarin primar të pothuajse 98 000 fëmijëve në vend. 

Related posts

Takim i Komisionit ndërqeveritar për mbrojtjen e pakicave midis Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë

D V

Fabrika në pronësi shtetërore në Maqedoni prodhon armë për Serbinë! Janë vjedhur tash disa raketahedhës!

I Z

Prezantim i programeve të Këshillit të ri sapoformuar për avancimin e arsimit të lartë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More