Agjencia Zhurnal.mk.

Rashkovski: Sistemi për të cilin akuzohem, mund të shpëtonte shumë jetë

Shkup, 24 janar – Ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski në një shkrim deri te opinioni ka potencuar se sistemi për shkelje në komunikacion, të cilin e kishte blerë për 70 mijë euro, do të ulte numrin e viktimave përgjysmë, numrin e të lënduarve për 2/3 ndërsa dëmin material më tepër se 50%, informon Zhurnal.

Ai shprehet se softweri që e kishte blerë nuk është Softwer i Rashkovskit por softwer i cili do të shpëtonte shumë jetë njerëzish.

“Softweri i Rashkovskit nuk është softweri i Rashkovskit, ai është softwer, gjegjësisht sistem i cili duheshte të shpëtojë shumë jetë njerëzish dhe ende mund të shpëtojë, jetë të cilat për fat të keq i humbin në rrugë. Nuk do të hyjë në atë nëse Prokuroria me të drejtë apo pa të drejtë ka hapur procedurë kundër meje, kjo do të zbulohet gjatë procesit, jo vetëm pafajësi e imja por edhe joprofesionalizëm i madh i udhëheqjes së lëndëve nga ana e prokurorit publik i cili e udhëheqë lëndën. Për këtë shkak nuk i gjeneralizoj as gjykatësit as prokurorët, por me emër e mbiemër do të shënohen fakte për personat e involvuar në këtë proces. Ju lutem në mënyrë objektive të informoni për proceset gjyqësore”, ka shkruar Rashkovski.

Sipas Rashkovskit, softweri që kishte planifikuar ta zbatojë në shtetin tonë, do të kishte matur shpejtësinë mesatare të veturave.

Sistemi detekton parakalim të parregullt të veturave dhe për të njejtat alarmon deri te qendra e monitoringut.

Sistemi detekton kalim në të kuqe dhe alarmon në qendrën e monitoringut.

Detekton mos vënien e rrypit të sigurimit.

Detekton përdorimin e telefonit gjatë vozitjes.

Detekton vetura të paregjistruara në komunikacion dhe njofton qendrën e monitoringut.

Detekton veturat nëse nuk janë në rregull, gjegjësisht nëse janë të vjedhura.

Sistemi nuk do të linte veturën të kalojë kufirin nëse diçka nuk është në rregull me të.

Detekton kolona të gjata të veturave në rrugë të ndryshme.

Parasheh paraqitje të kolonave nga ndonjë aksident i mundshëm në rrugë të caktuara.

Detekton targa të rrejshme

Sistemi automatikisht jep raport të kompletuar me fotografi nga vendi ku është kryer shkelja në komunikacion dhe automatikisht shqipton gjoba.

Punon me pafund numër të kamerave, e shumë e shumë opsione të tjera të ndryshme.

Rashkovski njofton se prokurori publik ka paguar një ekspert 160,000 denarë për të kyçur dhe kontrolluar sistemin, por siç pohon Rashkovski, i njejti nuk ka patur ide se si funksionon. Gjithsesi, paratë i ka marë.

Përskaj gjitha këtyre, Rashkovski kërkon mbështetje nga opinioni sepse sistemi i tij do të shpëtonte shumë jetë.//Zhurnal.mk

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy