Agjencia Zhurnal.mk.

Rashica i lumtur me golin dhe fitoren ndaj Antalayaspor

Milot Rashica ka vazhduar shkëlqimin me Galatasarayn në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi kosovar ka shënuar një tjetër gol me fanellën e gjigantit turk, në fitoren ndaj Alanyaspor me rezultat 1-4.

Rashica realizoi golin e katërt në këtë takim pas asistimit nga kanadezi Sam Adekugbe.

26-vjeçari realizoi golin e katërt në kampionat, teksa ka bërë edhe katër asistime.

Ndërkohë vushtrriasi ka edhe dy gola të tjerë në Kupën e Turqisë në katër sfida.

“Paraqitje solide e ekipit, ne duhet ta mbajmë këtë ritëm dhe këtë përqendrim. I lumtur që e ndihmova ekipin me një gol. Shkojmë përpara luanë, të gjithë së bashku”, ka shkruar ylli kosovar në profilin e tij në Instagram.

Kujtojmë që Rashica është i huazuar te Galatasaray nga Norwich City, me klubin turk që po bën të pamundurën për ta blerë përfundimisht kartonin e reprezentuesit kosovar.

Related posts

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

D V

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

D V

Harry Maguire vendos rekord historik në Ligën Premier me golin kundër Sheffield

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky