Agjencia Zhurnal.mk.

Rashford i lënduar, mund ta humb Kampionatin Botëror

Marcus Rashford është në telashe me lëndimin e pësuar së fundmi.

 

Ylli anglez e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri, duke shënuar tri gola në gjashtë paraqitje, përfshirë një dy-golësh ndaj Arsenal.

Forma e mirë e lojtarit, sipas Erik ten Hag do t’ia siguronte padyshim një vend në kombëtaren e Anglisë për Kampionatin Botëror.

Megjithatë, një lëndim i pësuar së fundmi në kyçin e këmbës, rrit frikën për mundësinë e humbjes së kampionatit.

“Ai nuk është në dispozicion. Ka një dëmtim”, ka thënë Ten Hag për lojtarin, përcjell lajmi.net. “Nuk mendoj se do të jetë mungesë e gjatë, por s’e di sa do të zgjasë. Presim të kthehet shpejt”, shtoi trajneri.

Marcus Rashford ka rigjetur veten nën urdhrat e Erik ten Hag. Është e rëndësishme që lëndimi i pësuar së fundmi të mos ia humb ritmin lojtarit.

Related posts

Haaland e ka të qartë në kokë klubin e ri, Real Madridi opsioni primar

D V

Mediat ndërkombëtare raportojnë për triumfin e Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

D V

Taulant Xhaka realizoi super gol te Baseli në derbin me Young Boys, edhe ajo e Espositos duhet parë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More