Agjencia Zhurnal.mk.

Raportohet për luftime tjera të ashpra në Luhansk dhe Donetsk

Zyrtarët ukrainas dhe Ministria ruse e Mbrojtjes kanë raportuar një ditë tjetër për luftime të ashpra në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk.

Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut, tha në televizionin ukrainas të hënën se rusët “vazhdojnë të rrafshojnë gjithçka me tokë”, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Ai iu referua një fshati në vijën e frontit, Novotoshkivka, i cili tani është në rrënoja.

“Për fat të keq, nuk ka mbetur pothuajse asnjë shtëpi në Novotoshkivka…”, tha ai.

Hayday tha se forcat ruse po përpiqeshin ende të depërtonin në qytetet fqinje Rubizhne dhe Popasna.

“… Dhe granatimet kryhen atje gjatë gjithë kohës”.

Hayday tha gjithashtu se rusët kishin “dëmtuar nënstacionin elektrik që furnizonte të gjithë rajonin”.

Më tej, në perëndim, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se katër poste komanduese dhe një depo municioni pranë qytetit Sloviansk ishin shkatërruar.

Forcat ruse kanë vënë në shënjestër Sloviansk dhe Kramatorsk aty pranë ndërsa përpiqen të arrijnë kufijtë e rajoneve Donetsk dhe Luhansk.

Ai gjithashtu tha se një tjetër objektiv ushtarak ukrainas – në qytetin Novogrodovka – ishte goditur.

Rusët kanë grumbulluar forca rreth qytetit të Izium, të cilin e pushtuan në fillim të prillit, por që atëherë kanë bërë pak përparim.

Zyrtarët ukrainas raportuan për luftime rreth fshatit aty pranë Zavody të hënën.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se “armiku vazhdon të kryejë operacione sulmuese në Zonën Operative Lindore për të mposhtur forcat e përbashkëta, për të vendosur kontroll të plotë mbi territorin e rajoneve Donetsk dhe Luhansk dhe për të ruajtur rrugën tokësore me Krimenë e pushtuar”.

Related posts

Autoriteti Palestinez e formon kabinetin e ri

Xh M

Lula: Negociatat aktuale të marrëveshjes BE-Mercosur duken më premtuese se më parë

Xh M

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votuan kundër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy