Agjencia Zhurnal.mk.

Raportohen 3 raste të dhunës në familje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për tre raste të dhunës në familje në kryeqytet.

 

Një rast nga ndodhur rreth orës 01:20, ku një grua ka raportuar se një mashkull i ka dërguar fotografi dhe video , familjarëve të fejuarit të saj mashkull kosovar duke e shantazhuar atë.

“Prishtinë 27.10.2022-01:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar u ka dërguar fotografi dhe video , familjarëve të fejuarit të saj mashkull kosovar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë

Ditën e djeshme, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dy gra kosovare. Me vendim të prokurorit rasti vahzdon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 27.10.2022-09:30. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dy të dyshuara femra kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”,thuhet në raport.

Kurse me datë 24 të këtij muaji, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka sulmuar viktimën femër kosovare.

E njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

“Prishtinë 24.10.2022-12:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Related posts

Këshilli i BE-së sot diskuton për dialogun Kosovë-Serbi

D V

Kosovë/ Ministria e Infrastrukturës pezullon vendimin për taksën 5 euro për automjetet

N E

Mbi 300 mijë qytetarë të vaksinuar në Kosovë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More