Agjencia Zhurnal.mk.

Raporti për përparimin reformues të Maqedonisë së Veriut do të publikohet sot

Komisioni evropian pasdite do t’i prezantojë raportet për përparimin e procesit reformues në gjashtë vendet nga Ballkani Perëndimor, Maqedonia e Veriut pret konfirmim për fillim të negociatave, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

 

Raportet do t’i prezantojë eurokomisari për zgjerim, Oliver Varhei, para eurodeputetëve nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, pas çka do të mbajë edhe konferencë për shtyp.

Çdo vit Komisioni Evropian e mat dhe vlerëson përparimin reformues të të gjitha gjashtë vendeve të përfshira në politikën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor – nga gjyqësia, deri te ekonomia, mediat, të drejtat e njeriut, dhe të gjitha sferat relevante për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Për Maqedoninë e Veriut është kyçe që edhe ky raport edhe një herë ta konfirmojë gatishmërinë e vendit për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në, siç kjo më shumë herë është cekur në Komisionin Evropian dhe Këshillin Evropian.

Maqedonia e Veriut nuk mund t’i fillojë negociatat me BE-në për shkak të bllokadës së Bullgarisë për çështjet bilaterale.

Diplomatët në Bruksel presin që raporti i sotëm ta përsëris porosinë e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, se Maqedonia e Veriut duhet ta hapë Konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në deri nga fundi i vitit. Këtë porosi, Fon der Lajen e ka dërguar gjatë vizitës së saj në Shkup në fund të shtatorit.

Që të mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në, duhet paraprakisht të miratohet korniza negociuese, e propozuar nga Komisioni Evropian deri te 27 vende anëtare dhe deri te Maqedonia e Veriut.

Bullgaria nuk pajtohet me përmbajtjen e kësaj kornize negocuese.

Related posts

VMRO: MPB nuk është funksionale, letërnjoftime nuk ka më shumë se 20 ditë

D V

Mariçiq: Mund të sillet ndryshimi që procesi gjyqësor të mos fillojë prej fillimit pas largimit të disa gjykatësve

D V

Gara për Shkupin në balotazhin për zgjedhjet lokale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More