Agjencia Zhurnal.mk.

Raporti i KE-së për Kosovën, Szunyog: Duhet zbatuar marrëveshjet e kaluara përfshirë atë të vitit 2013 për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar të martën Raportin e Progresit – të përpiluar nga Komisioni Evropian – për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

 

Kurti ka pranuar raportin në një takim që ka pasur me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë në konferencë për media se Kosova duhet të arrijë rezultate të prekshme në fushën e sundimit të ligjit, në luftën kundër korrupsionit, reforma në administratë e tjera.

Ai ka thënë se nuk ka rrugë të shkurtër drejt BE-së.

“Përparim i limitur është parë në sistemin gjyqësor. Sfidë mbeten reformat administrave, të cilat janë të cenueshme nga ndikimet politike”, ka thënë Szunyog.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se duhet zbatuar gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura në Bruksel, përfshirë edhe ajo për formimin e Asociacionit.

“Si BE dhe kjo është edhe në Raport, duhet zbatuar gjitha marrëveshjet e kaluara dhe kjo përfshinë edhe marrëveshjen e vitit 2013 për Asociacionin. Dua t’ua rikujtojë të gjithëve që marrëveshje është dakorduar, jo vetëm nga BE-ja, por edhe nga Kuvendi i Kosovës dhe duhet zbatuar. I takon Prishtinës që të sugjerojë se si. Është një ligj i cili është i pranishëm dhe ligji duhet të zbatohet, por i takon palës kosovare se si saktësisht dhe çfarë forme do të marrë kjo. Nëse jo mendoj se duhet të ngrihet në BE dhe të diskutohet”, ka thënë Szunyog në konferencë për media.

Related posts

Tubimet gjatë fushatës zgjedhore, infektologu Ramadani: Mund të rriten rastet me COVID-19

D V

Ish-polici Naim Rudari analizon krimin në Gllogjan: Vrasje e porositur

D V

Avokati thotë se Policia e Kosovës i ka kthyer përgjigje Speciales për lirimin e përkohshëm të Thaçit, por ajo ende nuk është përkthyer

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More