Agjencia Zhurnal.mk.

Raporti i BE: 10% e rasteve të kancerit shkaktohen nga ndotja e mjedisit, por edhe nga vendi i punës

10% e rasteve me kancer në Evropë shkaktohen nga ndotja e mjedisit, por edhe në vendin e punës. Në këtë përfundim ka arritur Agjencia e Mjedisit e Bashkimit Evropian në raportin më të fundit  “Lufta ndaj kancerit – roli i mjedisit evropian”.

Ndotja e ajrit, jashtë dhe në ndërtesa, lidhet me 1% të të gjitha rasteve të kancerit në Evropë dhe shkakton rreth 2% të të gjitha vdekjeve nga kanceri. Vetëm për kancerin e mushkërive, përqindja rritet në 9% të vdekjeve. Ekspozimi i radonit lidhet me 2% të të gjitha rasteve të kancerit, dhe rrezatimi natyral ultravjollcë me 4%, veçanërisht për melanomën.

Tymi i duhanit mund të rrisë rrezikun e kancerit deri në 16% te njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan, por e thithin nga mjedisi përreth. Disa kimikate të përdorura në vendet e punës në Evropë dhe të lëshuara në mjedis janë kancerogjene si: plumbi, arseniku, kromi, kadmiumi, akrilamid, pesticide, bisphenol A dhe Pfas. Asbesti shkakton 55 deri në 88% të rasteve të kancerit të mushkërive në vendin e punës, si dhe prek laringun dhe vezoret.

Related posts

Të shtëna në një kishë në Sacramento – pesë persona u vranë, duke përfshirë tre fëmijë

D V

Bomgartner: Lufta në Ukrainë, shkelje e të drejtës ndërkombëtare

Z.H

Modelja që doli të jetë në krye të narko-kartelit, arrestohet braziliania pas likuidimit të bashkëshortit në ditëlindjen e djalit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More