Agjencia Zhurnal.mk.

Ramsdale do të largohet nga Arsenali, por do të mbetet në Ligën Premier

Aaron Ramsdale do të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit për tu bërë me skuadër të re.

Portieri anglez ka humbur vendin e titullarit pasi Topçinjtë transferuan David Rayan dhe Ramsdale kërkon më shumë minuta.

25-vjeçari synon që të marrë pjesë në Euro 2024 me Anglinë dhe për të qenë pjesë e listës duhet të ketë minuta.

Newcastle United është skuadra që po kërkon transferimin e Ramsdale pasi ka mbetur pa portierin Nick Pope shkaku i lëndimit dhe synon transferimin e anglezit.

Edhe pse Arsenali mund të konsiderojë një marrëveshje huazimi dhe jo një shitje të përhershme, Newcastle do të përfitonte shumë nga të pasurit e një portieri të cilësisë së Ramsdale për pjesën tjetër të sezonit.

‘Laraskat’ e kanë prioritet transferimin e Ramsdales dhe nëse nuk e arrijnë një gjë të tillë atëherë do të tentojnë afrimin e David De Geas. 

Related posts

Arda Guler po kërkon më shumë minuta se sa te Real Madridi dhe këtë e sheh te gjiganti evropian

Xh M

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë në sezonin e ri, por Chicago Fire pëson humbje

Xh M

“Ai është i jashtëzakonshëm” – Guardiola tregon lojtarin e Man United të cilin do të donte ta kishte në ekip

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy