Shkup, 1 mars – Kryetar i Këshillit Euro-Atlantik në Maqedoninë e Veriut, Ismet Ramadani, tha se presidenti rus, Vladimir Putin ka menduar se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i bashkuar në mbrojtje të Ukrainës, gjë që nuk po rezulton kështu. Ai theksoi se me përgjigje të këtilla, Perëndimi “do t’i jep një grusht të fortë Putinit”.
“Ai mendoi se BE është gati për tu përça, sikurse dëgjojmë zëra edhe këtu, po prishet, nuk ka me ekzistu e kështu me radhë e kështu me radhë ndërsa BE, tani në këtë rast tregoi një unitet të jashtëzakonshëm”, pohoi Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euro-Atlantik.