Kryeqytetasit mposhtën Malishevën me rezultat 2-1 në shtëpi, shkruan Gazeta Olle.
Ishte kjo fitora e parë e bardhekaltërve në “Fadil Vokrri”, në këtë edicion.
Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Malishevës
‘Për shkak të mungesës së rezultateve në këtë ndeshje e kemi dashur vetëm fitore. Kjo ishte fitorja e parë si vendas dhe presioni ishte i vetëdijshëm brenda grupit. Kjo fitore nuk na jep qetësi apo vetëbesim pasi duhet të lidhim disa ndeshje radhazi me fitore’, deklaroi Ramadani.
Prishtina tashmë renditet në pozitën e pestë në tabelë me 13 pikë, një pozitë më poshtë gjendet Malisheva me 12 sosh.
/Gazeta Olle/