Agjencia Zhurnal.mk.

Ramadani i kundërpërgjigjet Nuhiut: Krijuam më shumë se sa Drita

Prishtina arriti të marrë një pikë të madhe në udhëtim te Drita në kuadër të javës së tetë në BKT Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit, përveç pikës pozitive, për ta debutoi edhe lojtari që ka një karrierë të pasur ndërkombëtare, Besart Berisha në pjesë të dytë.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, tha se skuadra e tij krijoi më shumë raste shënimi në derbin ndaj Dritës, por se ishte e pafat.

“Nuk kishte shumë hapësira në këtë ndeshje. Kishim më shumë guxim, sulmuam dhe tentuam të arrijmë deri të fitorja”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.

“Kemi ardhur për fitore, por të dyja ekipet ishim të kujdesshme. Futbollistët u angazhuan më shumë, tentuam të fitonim takimin, por nuk e arritëm një gjë të tillë”.

Pas javës së tetë, Drita është në vendin e pestë me 12 pikë, ndërsa Prishtina është në të gjashtin me dy më pak. /Gazeta Olle/

Related posts

Kovaçevski: Për zbatimin e Strategjisë së romëve janë ndarë 73,3 milionë denarë

Z.H

Edhe në ditën e tretë të debatit për Ribalancin, përplasje mes pozitës dhe opozitës

Xh M

ESHS: Regjistrimi zhvillohet me intensitet normal, qytetarët kanë besim te regjistruesit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More