Agjencia Zhurnal.mk.

Rama takim me krerët e shteteve dhe qeverive në SHBA

Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York, në kuadër të sesionit të 77 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sulmi kibernetik është një çështje për të cilën ka folur në një takim të mbajtur sot me krerë të shteteve dhe qeverive.

 

Rama konfirmoi edhe njëherë se sulmet në sistemet digjitale të qeverisë shqiptare vijnë nga Irani. Ai ka shpjeguar se ka dalë në këtë përfundim pas një ekspertize të detajuar të skuadrës Microsoft dhe skuadrës së agjencive të specializuara amerikane.

Ai nënvizoi se kjo ishte edhe arsyeja se përse vendosi të ndërpresë menjëherë marrëdhëniet diplomatike.

Përsa i përket krizës energjetike në shkallë globale, kryeministri deklaroi se Shqipëria nuk varet nga gazi rus, por bazohet 100 % në energjinë e burimeve hidrike.

Gjithashtu, kreu i qeverisë u ndal edhe tek lufta e Rusisë në Ukrainë, ku shprehu edhe njëherë mbështetjen për Ukrainën.

Related posts

Turistja gjermane e kënaqur me Vlorën: Në Gjermani njerëzit habiteshin kur iu thoshim se do të shkonim në Shqipëri

D V

“Nesër dorëzojmë 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar”/ Berisha: Ftoj Ramën në debat televiziv do t’i numëroj të gjitha mëkatet

D V

Situatë e qetë në Tiranë, holandezët shmangin trazirat pas humbjes

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More