Agjencia Zhurnal.mk.

Rama publikon fotografi me Kovaçevskin, ironizon me pritshmërinë nga BE

Bruksel, 23 qershor – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi së bashku me liderin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në rrjetin social Twitter, gjatë samitit dy ditor të Brukselit ku është i ftuar të marrë pjesë.

Këtë postim, Rama e ka shoqëruar me nota ironie teksa shkruan se jemi më shumë se kurrë të përkushtuar për modernizimin e vendeve dhe rajonit me frymën e evropiane.

“Ende po prisni Godonë? Ne jemi mësuar me këtë shfaqje dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar që të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymë të palëkundur evropiane”, ka shkruar Kryeministri Rama në Twitter.

Përpara fillimit të samitit dy ditor, nga eurodeputetët dhe komisonerë të ndryshëm u tha se BE-ja duhet të merr me seriozitet çështjen e integrimit në Union të Ballkanit Perëndimor, por paavrësisht opinioneve të tyre, liderët e Ballkanit Perëndimor nuk tregojnë optimizëm as kësaj rradhe.

Related posts

Takim lamtumirës Osmani-Brnz

Z.H

Lajçak: Brukseli të përmbush premtimin për fillimin e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën

Xh M

“Ballkani i Hapur”: Nënshkruhet protokoll ndërmjet administratave doganore të Maqedonisë dhe Serbisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More