Agjencia Zhurnal.mk.

Rama pranon kërkesën e PD për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

Kryeministri Edi Rama ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

 

Burime bëjnë me dije se gjatë takimit që kreu i qeverisë zhvilloi pasditen e së mërkurës me drejtuesit e qarqeve është rënë dakord për ta ngritur menjëherë këtë komision.

Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Në kërkesën e firmosur nga 10 deputetë thuhet se Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit dhe zgjedhjeve të mëparshme të pa trajtuara.

Pas mbledhjes me drejtuesit e PS në qarqe këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë helmimin e mbi 500 qytetarëve krutanë. Sipas tij, të bësh investimin është një gjë dhe të sigurohesh që uji të jetë në parametrat e duhura është gjë tjetër. Kreu qeverisë ndër të tjera u shpreh i gatshëm për t’u ulur në tryezë me opozitën për të diskutuar propozimin e PD për vetingun e politikanëve./euronewsal.

Related posts

Dhjetë pikat që shpjegojnë se si funksionon skema e mashtrimit të Call Centrave në Shqipëri

D V

Fitoi betejën me kancerin e gjirit, Manastirliu sjell shembullin frymëzues të Gjenovefës

D V

SHBA dhe BE: Të goditen “të pandëshkueshmit”

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More