Agjencia Zhurnal.mk.

Rama në Beograd për “Open Balkan”, Zaev përfaqësohet në Samit nga Dimitrov

Ashtu siç ishte planifikuar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë sot në Beograd  për takimin e radhës për “Open Balkan”.

 

Takimi do të mbahet sot dhe nesër, 3-4 nëntor.

Republika e Maqedonisë së Veriut, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Nikola Dimitrov.

Lajmi është konfirmuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

“Nxitja e bashkëpunimit rajonal përmes iniciativës për Ballkanin e hapur vazhdon në Beograd më 3 dhe 4 nëntor 2021. Në takim do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut,”- thuhet në njoftimin zyrtar të sekretariatit.

“Ballkani i Hapur” është një nismë për bashkëpunim rajonal në të cilën marrin pjesë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut./Oranews/

Related posts

Krimet mjedisore, Rama: Syri i policisë duhet të shohë çdo gjë

adijanzh

Përmendi Ilir Metën, Kryemadhi i përgjigjet Bashës: Asgjë e re nga fronti i lindjes

D V

Shqipëria vend tërheqës për sipërmarrjet e huaja, investimet gjermane shkojnë në 21 milionë euro

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More