Agjencia Zhurnal.mk.

Rama: Ndërtuesit janë pjesë e zhvillimit të qyteteve, Prishtina do të shndërrohet në qytet me karakter

Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e LDDK-së, Përparim Rama ka thënë se ndërtuesit janë pjesë e nevojshme për zhvillimin e qytetit.

 

Rama në emisionin “Debat Përnime” potencoi se ai këtë gjë e ka profesion dhe do e shndërrojë Prishtinë në një qytet me karakter unik.

“Ndërtimtarët në çdo vend në botë janë pjesë e nevojshme e zhvillimit të qyteteve, unë këtë e kam pasion dhe profesion dhe do i shfrytëzoje mundësitë e tyre ta shndërrojmë Prishtinën në një qytet me karakter unik në botë”, ka thënë Rama

Sa i përket koeficientit të pronave, Rama bëri të ditur se nuk mund të flitet tani.

Për lagjen ‘Pejton’ kandidati i LDK-së tha se do shpallë konkurs ndërkombëtar për analizim të zonës.

Rama theksoi se brenda nëntë muajve do kryejë planin rregullativ për qytetin.

“Sa i përket koeficientit  të pronave nuk mund të përgjigjemi tash, në Pejton duhet të bëhet një analizë, unë do bëjë një konkurs ndërkombëtarë për analizim të asaj zone, dhe krijomë parametrat për plane urbane. Për 9 muaj do t’i kryejmë planet rregullative”, shtoi tutje Rama.

Sonte në “Debat Përnime” po diskutohet për balotazhin e 14 nëntorit për kryetar të Prishtinës.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët që kanë shkuar në balotazh në Prishtinë, Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 17 tetor, kandidati i LVV-së, Arben Vitia ka marrë 42.5% të votave, kurse Përparim Rama nga LDK ka siguruar 29.2%.

Related posts

Nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari u emërua komandant i FSK-së, merr urimin nga Bekim Jashari

D V

Afro 1,000 pacientë me koronavirus të shtrirë në spitalet e Kosovës

Redaksia

Nuk do të ketë rivotim në Han të Elezit, hedhet poshtë ankesën e Rukfi Sumës

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More