Agjencia Zhurnal.mk.

Rama: Nafta falas, shpërndahen kartat për 27,000 fermerë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për mesë një njoftimi në rrjetin social facebook ka bërë të ditur se ka nisur shpërndarja e kartave për fermerët për naftën falas për punime të mekanizuara në bujqësi, me fondin shtesë të buxhetit prej 500 milionë lekë, nga paketa e rezistencës sociale.

 

 “Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se mbështetja vijon për fermerët me naftën FALAS, ku deri më sot janë shpërndarë kartat për 27,000 fermerë dhe brenda shtatorit do mbështeten edhe 9,000 fermerë të tjerë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Skema e naftës pa taksa për bujqësinë nisi në fillim të këtij viti, me një buxhet prej 950 milionë lekë. Me paketën e rezistencës sociale, kësaj skeme iu u shtua fondi edhe me 500 milionë lekë të tjera.

Këtë vit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, programoi për të dytin vit radhazi, fondet për subvencionin e naftës, si masë e nevojshme në mbështetje të sektorit të bujqësisë. Aktualisht skema e subvencionit të naftës përcakton si përfitues të naftës falas fermerët e kulturave bujqësore, si: grurë, misër, fasule, luledielli, tërshërë, thekër, bimë aromatike-mjekësore, etj.

Related posts

Soreca: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, Konferenca Ndërqeveritare duhet të mblidhet brenda vitit

D V

Shtohet numri i përdoruesve të biçikletave, Veliaj: Lajm i mirë për qytetin, do rrisim korsitë e biçikletave

D V

Rama: Protestat në Shqipëri më mirë nuk i organizonte dot as vetë Rusia

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More