Agjencia Zhurnal.mk.

Rama: Kam akoma shpresë se Kurti nuk e ka harruar Kanunin, edhe hasmit i hapet dera kur të vjen në shtëpi

Kryeministri Edi Rama ndodhet për vizitë në Maqedoni të Veriut, ndërkaq në një konferencë për media me homologun nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se ka shpresë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera.

Rama pas vizitës në Maqedoni të Veriut, sot do të jetë për vizitë edhe në Kosovë ku do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Në agjendën e publikuar nga Rama, takimi me Kurtin është lënë “në pritje të konfirmimit”.

“Në Kosovë kur të shkoj unë kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe është e ndaluar që ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën”, u shpreh Rama gjatë një konference në Maqedoni të Veriut. 

Related posts

Osmani do ta ftojë opozitën në takim për draft-statutin e Asociacionit: Zgjedhjet e Serbisë s’mund të mbahen në Kosovë

D V

Regjistrohet një parti e re serbe në Kosovë

D V

Lajçaku takohet me anëtarët e Bundestagut, merr mbështetje për dialogun

D V