Agjencia Zhurnal.mk.

Rama ironizon PD-në: S’na vlejnë më për asgjë, veçse na bëjnë të qeshim

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fushë Krujë, ku dhjetëra familje do hyjnë në shtëpitë e reja, banesa që i humbën ato në tërmetin e 2019-ës.

 

Edhe nga Fushë-Kruja, Rama nuk ka lënë pa ironizuar kampin kundërshtar politik. Ai tha se situata në selinë e Partisë Demokratike tashmë vetëm të bën të qeshësh.

Rama: Kjo lagje do bëhet mollë sherri mes Fushë Krujës dhe Krujës, se juve jeni çik për sherr, kush është më lart e më poshtë, kush më i vjetër e më i ri dhe kush më i zgjuar e më hilanjos. Ata lart në Krujë thonë u bënë këta që të futen në shtëpi para nesh.

Kjo ka ndodhur fatkeqësisht se duhej sistemuar gjithë pronart, duheshin sistemuar copat. Në 2 vjet u fut në mes edhe pandemia, u bllokuan punët, studiot, vajtje ardhjet, kemi angazhuar të gjithë arkiteketë dhe kompanitë e mundshme. Arkitektët e huaj kanë punuar pa pagesë dhe humbëm edhe kohë nga pandemia, por nuk lamë që asnjë familje të mbetej në çadër.

Në një katun afër Surrelit, ishin katër kurora, janë bërë me 4 shtëpi, ishin demokratë. Demokrati mori katër shtëpi nga rindërtimi dhe e pranon ai. Ai është në hall se ka 4 brava për të ruajtur, ju nga një keni. Ky ka qenë një program që ne me vepra apo fjalë, nuk i ndajmë shqiptarët majtas apo djathtëas.

Katet dhe shtëpitë janë ndarë me short. Nuk e dinim këtë punën e hallit që i ndodhi se mund të bënim një favorizim për ta e t’i linim të gjithë në katë të parë. Ta kishim më kollaj të ruheshin. Megjithëse edhe kati i parë nuk është kollaj me ta se të futeshin nga penxherja të tjerët se aty është lufta kush do hyjë nga penxherja. S’na vlejnë më për asgjë, veçse të na bëjnë të qeshim. Ata në atë seli atje jo demokratët e thjeshtë flas për ata demokratët e ngatërruar.

Related posts

SPAK i sekuestron makinën prokurorit

N E

Mbi 1200 raste të reja me coronavirus në Shqipëri, Rama: Pasojë e festimeve dhe mungesës së shtrëngimeve

D V

Prezantohet Plani i Përgjigjies 2021-2023 kundër Covid-19, Manastirliu: Tetori muaj i hapur, prioritet vaksinimi i plotë i popullisë target brenda pranverës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More