Agjencia Zhurnal.mk.

Rama: Investimet parandaluan përmbytjet masive

Kryeministri Edi Rama zbriti këtë të hënë në terren për të parë nga afër zonat e prekura nga përmbytjet e një ditë më parë. Rama vlerësoi investimet e bëra në argjinaturat e lumit Vjosë, që sipas tij ndikuan që të mos përsëritej situata e përmbytjeve masive siç ndodhte disa vite më parë.

 

“Ne na shpëtoi puna që ju keni bërë, se na shkonte uji 1 metër në shtëpi.”

“Edhe falë investimeve të bëra, punës së bërë me kanalizimet që mbahen pastër, punës fantastike që u bë në 72 orët e fundit nga të gjitha forcat, gjërat kanë kaluar më së miri duke menduar se ku ishim”.

“vetëm këtë vit janë bërë 700 000 Lekë investime në hapjen e kanaleve, ndërtim argjinaturës që kanë ndikim që në ta heqim ujin nga parcelat e fermerëve”

Për familjet që kanë ndërtuar banesat në shtratin e lumit Vjosë, duke rrezikuar të përmbyten vazhdimisht, Rama propozoi këtë zgjidhje.

“Duhet parë mundësia për t’u spostuar në ndonjë banesë sociale, sepse aty s’ka argjinaturë që nuk i mbron”

Një detyrë la edhe për urën e Mifolit.

“Duhet bërë një projekt për të parë se çfarë ndërhyrje duhet bërë.”

Related posts

Në Shqipëri, 6 viktima nga COVID-19

D V

Mërgimtarja shqiptare Aleksandra Kolndrekaj fiton çmimin ‘Bonelli 2021’ të Bankës Qendrore Evropiane

D V

Shqipëria prinë në Ballkan për përqindjen më të lartë të dëshirës për të emigruar në vititn 2021

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More