Agjencia Zhurnal.mk.

Rama i tregon homologut holandez zyrën e tij: Aty janë kravatat, vizatimet në letër murale dhe portreti i Ismail Qemalit (Video)

Kryeministri i Holandës Mark Rutte ndodhet ditën e sotme në Tiranë. Përpos zhvillimeve që kanë qenë të caktuara në agjendën e ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ia ka treguar homologut holandez në zyrën e tij në kryeministri.

 

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka shkruar se zyra e kryeministrit holandez në Hagë është më e veçanta që ai ka parë, dhe se prej kohësh priste që t’i kthente në Tiranë “nderin e mikpritjes miqësore”.

Në pamjet e publikuara Rutte duket mjaft i impresionuar nga zyra e homologut të tij shqiptar.

Duke i marrë të gjitha me radhë kreu i qeverisë i tregon Rutte sesi ai vizaton ndërsa e informojnë për gjithçka që ndodh në vend.

Ai i tregon kravatat për të cilat i thotë se i krijon vet.

Po ashtu, kryeministri e “prezanton” homologun holandez me Ismail Qemalin, portreti i të cilit ndodhet i varur në mur.

Një tjetër detaj që i bëri përshtypje Mark Rutte ishte letra murale e zyrës.

“Vizatimet që bëj aty, i marr dhe përmes kompjuterit bëhen letër murale. Kjo është e para që kam bërë, dhe kam katër të tilla,” tregon Rama.

“Kur erdhe ti këtu, ka qenë Berisha përpara teje”, pyet Rutte?

Rama në përgjigjen e tij i shpjegon se zyra ishte ndryshe por me të ardhur në pushtet ai e ridekoroi.

“Unë i solla mobiliet… ishin në disa depo”, tha Rama.

📍Zyra e Kryeministrit hollandez në Hagë është më e veçanta që kam parë dhe prej kohësh prisja t'i ktheja mikut tim në Tiranë, nderin e mikpritjes shumë miqësore që më rezervoi në zyrën e tij🇦🇱😍🇳🇱

Posted by Edi Rama on Wednesday, November 10, 2021

Related posts

Botohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit kundër poetit të pushkatuar Vilson Blloshmi

R Zh

Deputetë të opozitës projektrezolutë për situatën në Ballkan. Mediu: Shqipëria duhet të marrë hapa konkretë, ta adresojë urgjentisht në NATO

D V

Shpërndanin drogë në Tiranë, arrestohen 2 vëllezër

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More