Agjencia Zhurnal.mk.

Rama i thotë Vitisë: Sot e prita edhe Kurtin me ju, mendova se vjen t’ju shoqërojë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se në debatin me kandidatin nga Vetëvendosje, Arben Vitia ka pritur që të jetë së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

 

“Ne nuk i humbim kohë qeverisë, siç humb kohë qeveria tani me ju, ku e kemi kryeministrin e gjashtë ministra të tjerë të cilët humbin kohë me ju, a nuk janë duke kryer punë të tjera me Kosovë. Unë sot e prita edhe Kurtin këtu, mendova se po vjen me ju shoqëru”, është shprehur Rama, në debatin me Vitinë në Klan Kosova.

Tutje, Rama ka paraqitur edhe disa pika të platformës së tij, duke thënë se kanë gjashtë pika kyçe që e lidhin qendrën e kryeqytetit me lagjet për rreth.

Sipas Ramës, njëra prej tyre është pika ku e lidhë lagjën Arbëria me qendrën e Prishtinës, e që sipas tij kostoja për të është 35 milionë euro.

“Njëra prej tyre është ku e lidh Arbërinë me qendrën e Prishtinës. Kostoja e saj për platformën e gjelbër, duke marrë parasysh që aty do të jetë edhe Salla Koncertale, parkingjet nëntokësore është 35 milionë euro”, është shprehur Rama.

Related posts

Procedohet për konsultime publike Koncept Dokumenti për procesin e vetingut në drejtësi

D V

Hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID – vazhdon ora policore, nga sot shfrytëzimi i transportit publik vetëm me dëshmi vaksinimi

D V

OVL i reagon Bislimit për arkivat e UÇK-së: Njëjtë sikur të pajtohesh se Kosova është krahinë e Serbisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More