Agjencia Zhurnal.mk.

Rama e paralajmëroi, qeveria lidh memorandum mirëkuptimi me kompaninë amerikane për mbrojtjen kibernetike

Skandali i publikimi të pagave dhe të dhënave personale të mbi 650 mijë qytetarëve, bëri që kryeministri Edi Rama të paralajmëronte se do të ketë bashkëpunime me kompanitë e huaja që mbrojnë të dhënat e qytetarëve.

Ditën e sotme me vendim të Këshillit të Ministrave është arritur një memorandum mirëkuptimi me kompaninë amerikane “Jones Group International” për forcimin e sigurisë kibernetike dhe rritjen e infrastrukturës dixhitale. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.

Dixhitalizimi i shërbimeve shkurton kohë dhe radhë, por i bën institucionet më të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike dhe për të shmangur këtë duhen forcuar sistemet mbrojtëse.

Skandali i publikimit të pagat bëri që qeveria të kërkojë konsulencë dhe lidhë marrëveshje me qeverinë amerikane, për të përfshirë në këtë sistem një prej forcave më të mëdha të mbrojtjes kibernetike kompaninë ” Jones Group International”.

Related posts

Ngordhje masive pulash/ Mbi 500 mijë në pak ditë. Mbyllen tre ferma në Durrës

Z.H

Paga mesatare bruto në Shqipëri rritet me 8.4 për qind, kap vlerën 475 euro

D V

Akuzohet për dhunimin e adoleshentes shqiptare që nga mosha 13-vjeçare, arrestohet prifti 37-vjeçar në Greqi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More