Agjencia Zhurnal.mk.

Rama: Do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që kërkohet nga ne, por vendimi për BE nuk varet nga ne

Shkup, 2 korrik – Ne do të vazhdojmë t’i zbatojmë reformat, t’i përmbushim kriteret, të bëjmë gjithçka që kërkohet nga ne, por fillimi i negociatave dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk varen nga ne, tha sot Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili vuri në dukje se mënyra evropiane është e vetmja mënyrë, por gjithsesi vendimet merren në nivelin e Unionit me konsensus, ndërsa ajo që i mbetet rajonit për momentin është të punojë në përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Rama sot u drejtua në panelin “Risetiimi i sinergjisë mes BE-së dhe SHBA-së në Ballkanin Perëndimor” në Konferencën e parë ndërkombëtare të Forumit të Prespës për dialog, duke theksuar se nuk është në një tronditje aq të madhe nga mos fillimi i negociatave, pasi nuk është një situata e re, ka ndodhur edhe më parë. BE e krahasoi me nuse, ndërsa rajonin me dhëndrin, i cili organizoi dasmë të përsosur, por nusja nuk u paraqit dhe kjo ndodhi një herë, dy herë, ndërsa reagimi tani më është i ndryshëm.

Theksoi se në këtë moment ne si rajon mund të bëjmë shumë gjëra, kemi mundësinë për ta përforcuar bashkëpunimin e ndërsjellë, së bashku të nxisim që gjërat në rajon të bëhen më mirë, të punojmë në përmirësimin e ekonomive tona, krijimin e një hapësirë më të madhe ​​për sipërmarrësit tanë, për të rinjtë.

“Sepse të vetëm dhe me shpinë të kthyer jemi të vegjël, por së bashku jemi mjaftueshëm të mëdhenj”, tha Rama.

Ai theksoi se në rajon ka çështje dhe konflikte të pazgjidhura, por ato nuk duhet ta pengojnë përparimin e të gjitha vendeve. Sipas Ramës, të gjithë në rajon mendojnë se ishin të parët që e shkelën, grekët, siç tha, mendojnë se të gjithë vijnë nga ato, shqiptarët dhe maqedonasit dhe bullgarët e mendojnë të njëjtën gjë, por ne të gjithë kemi qenë këtu për shekuj.

Rama iu referua konsensusit si një mekanizëm vendimmarrës në BE. “Bullgaria nuk dëshiron dhe tani askush në BE nuk po ecën përpara, nuk do të ketë diçka të tillë në bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe secili vend mund të vendosë për drejtimin në të cilin dëshiron të lëvizë,” tha Rama.

Ai kujtoi se vendet në rajon hynë në procesin e Berlinit, të gjithë së bashku, të ftuar nga “njeriu i parë i BE-së”, Angela Merkel, të cilën e quajti “papa”, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor “besimtarë të mëdhenj në BE “.

Homologia e tij serbe, Ana Bërnabiq, duke iu referuar bashkëpunimit rajonal, , vuri në dukje se vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku kanë bërë kthesë prej 360 shkallë, po paraqiten mundësi të reja për bashkëpunim.

“Ne duhet të vazhdojmë me aktivitetet në lidhje me integrimin evropian, por duhet të përqendrohemi më shumë në bashkëpunimin rajonal, në gjërat që duhet t’I bëjmë së bashku për ta rritur cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve tanë”, tha Bërnabiq.

Ajo theksoi se përsa i përket integrimit evropian, çfarëdo që të bëjmë, në fund vendimi mbetet i secili vend-anëtar.

“Ky është një proces kompleks dhe po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar, siç e pamë me shembullin e Maqedonisë së Veriut. Nuk ka të bëjë më me vlerat evropiane, me progresin në fushat kryesore, tani futen çështje bilaterale, jo bilaterale në kuptimin e zakonshëm, por çështjet e gjuhës, interpretimit të gjuhësisë, historisë. Këto janë gjëra mbi të cilat nuk mund të ushtroni asnjë ndikim,” theksoi kryeministrja serbe.

Bërnabiq iu referua edhe të drejtave të pakicave dhe siç tha standardeve të dyfishta që ekzistojnë në lidhje me to midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare. Serbinë e theksoi si një shembull të një shteti kur bëhet fjalë për respektimin e pakicave kombëtare dhe e përshkroi atë si një nga vendet kryesore në Evropë ku respektohen të gjitha gjuhët.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, shprehu zhgënjimin që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk e morën dritën jeshile për t’i filluar negociatat në samitin e BE-së në qershor, duke theksuar se si qytetarë të një vendi që ia mohuan liberalizimin e vizave, ata e kuptojnë zhgënjimin tonë shumë mirë.

“Por ne nuk duhet të marrim vendime të nxituara. “o, BE është e ngadaltë dhe i mungon uniteti, por ajo është shpresa jonë më e mirë dhe e vetmja alternative që kemi, jo sepse nuk kemi zgjidhje, por sepse natyrshëm përkasim atje,” tha Kurti.

Theksoi se gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor është pjesë e Evropës, e rrethuar nga vendet anëtare, vendet në rajon, ndajnë vlera të përbashkëta, kanë një histori të përbashkët, kanë luftuar në të njëjtat luftëra, ndërsa qytetarët dhe ekonomitë e tyre janë të lidhura.

“Në vend që të vazhdojmë të ndihemi të frustruar nga BE, ne duhet të pyesim veten se çfarë lloj të ardhme duam, çfarë po bëjmë për të arritur atje. Ne jemi larg përsosjes, nëse shikojmë veten do ta kuptojmë se kemi shumë probleme”, tha Kryeministri i Kosovës.

Related posts

25 vite pa Fehmiun e Xhevën/ Ahmeti: Një çerek shekulli mall e një jetë e tërë për të qenë krenar që i kisha vëlla e motër

Xh M

Bërnabiq: Vizioni i Ballkanit të Hapur është vizion i Serbisë

I Z

Gjykimi kundër Muhamed Zeqirit shtyhet për më 24 tetor

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!