Agjencia Zhurnal.mk.

Rama: Berisha e Basha, kufoma politike

Nuk pranon të komentojë përjashtimin nga Partia Demokratike të Sali Berishës dhe një sërë figurash të tjera nga Lulzim Basha, por Edi Rama thotë se ata janë njësoj, pasi po luftojnë për pushtet personal.

 

Lulzim Bashës që deklaroi se policia ndërhyri me vonesë, i kujton se duhet të kishte qenë ai që ta kishte kërkuar ndihmën e uniformave blu dhe jo të humbiste kohë me fortifikime të selisë.

Pavarësisht paqartësisë se kush do ta drejtojë opozitën, Rama shpreh gatishmërinë e tij që bashkëpunimi në parlament të mos mungojë. Ndryshe nga sa po ndodh në PD, në Partinë Socialiste thotë se janë të gjithë një skuadër.

Ashtu siç thotë Rama se janë të bashkuar, socialistët kanë vendosur në mbledhjen e kryesisë që veç festës për 30-vjetorin e FRESH-it të thërrasin në 29 Janar Kongresin. Forumi më i lartë drejtues i tyre do të miratojë ndryshimet statutore që janë duke marrë dorën e fundit nga grupi i punës.

Veç thjeshtëzimit të librit të rregullave, një ndryshim i rëndësishëm është dhe vendimi për një pozicion të ri në degët e Partisë Socialiste, atë të sekretarëve ekzekutivë që nuk do të zgjidhen, por do të emërohen nga Kryesia.

Related posts

Pas përjashtimit të Sali Berishës, ambasadorja Kim i shkon në zyrë Lulzim Bashës

D V

Lufta ndaj Covid-19, Fevziu: Vaksina, mënyra më e mirë për të zbutur efektet vrasëse të pandemisë

Redaksia

Nga Kabuli në Shëngjin, një shtëpi përtej detit! Rrëfimet e shtetasve afganë që jetojnë në Shqipëri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More