Agjencia Zhurnal.mk.

Rama arrin në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga Kurti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Prishtinë, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri Albin Kurti, në sheshin “Skënderberu”.

Në pritje shtetërore kanë marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar.

Gjatë pritjes janë intonuar himnet e të dy shteteve nga orkestra e FSK-së.

Ndërsa, në orën 10:40 të dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për media.

Në Aeroportin e Prishtinës, Rama është pritur nga ministrja Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Kryeministri shqiptar këtë vizitë në Kosovë po e zhvillon pas qëndrimit të tij në ShBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB-së.

Në kuadër të kësaj vizitë një ditore në Kosovës kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do takoj edhe liderët e opozitës në vend. 

🔴LIVE: Ceremonia shtetërore e pritjes së kryeministrit Edi Rama

🔴LIVE: Ceremonia shtetërore e pritjes së kryeministrit Edi Rama

Posted by Telegrafi.com on Sunday, September 26, 2021

Related posts

Rrëfimi i kryetarit të Unionit të Gazetarëve ukrainas për luftën, propagandën ruse dhe situatën aktuale në Ukrainë

D V

Çpo ndodh në veri? – Mediat serbe raportojnë për të shtëna në Zubin Potok

Xh M

SHBA-të thonë se sovraniteti i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More