Agjencia Zhurnal.mk.

Rama: Akuzat ndaj ish-zyrtarit te FBI, asnjë lidhje me mua

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave se ka lidhje me hetimin ndaj ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, i cili është arrestuar në SHBA për afera me një oligark rus. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë ka mohuar çdo lidhje me hetimet ndaj ish-zyrtarit amerikan.

Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në ‘Big Brotherin’ e politikës, kanaleve e portaleve!”, u shpreh kryeministri Rama

Kryeministri Rama në përgjigje të akuzave të opozitës tha se do vijojë të bëj punën  e tij dhe të takojë qytetarët.

“Jam mësuar, po së fundmi kam vendosur të mos merrem më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë nga protagonistët e soj-sojshëm të këtij Big Brotheri pambarim! Më pak fjalë dhe akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që kanë punë për të bërë apo punë për të zgjidhur. Duhen kuptuar edhe ata që s’dinë të bëjnë asgjë tjetër, ashtu siç duhen kuptuar edhe ata që s’duan të besojnë asgjë tjetër përveç asaj që duan medoemos të besojnë”, u shpreh Rama

Ish-zyrtari të lartë të kundërzbulimit në FBI Charls McGonigal, Charles McGoniga 54 vjeç, i arrestuar të hënën dhe i liruar me kusht nga gjykata e nju Jorkut, për shkak te lidhjeve me oligarkun rus Oleg Deripaska.

Related posts

Doganat i vendosin gjobë biznesit, biznesmeni i vendos “gjobë” drejtorit të Doganave

Redaksia

Arrestohet ndërsa po tentonte të grabiste një vilë shqiptari në Itali

Xh M

Ministri austriak: Hapja e bisedimeve me Shqipërinë domosdoshmëri, shpesoj të ndodhë në dhjetor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More