Agjencia Zhurnal.mk.

“Rajmonda” do të shfaqet në skenën e Operës dhe Baletit Nacional

Opera dhe Baleti Nacional, ju paralajmëron për paraqitje të një prej perlave të artit të baletit, veprën e shquar klasike të baletit “Rajmonda” të Aleksandar Gllazunov që do të shfaqet në skenën e Operës dhe Baletit Nacional më 29 tetor 2022 me fillim në orën 20:00. Balet i pakohë që shpreh bukurinë e plotë ta vallëzimit klasik.

 

Dirigjente e shfaqjes është Bisera Çadllovska, Koreograf është Viktor Jaremenko nga Ukraina. Kostumet e mrekullueshme dhe Skenografia spektakulare janë të mysafirëve Ukrainas, Gana Ipatieva dhe Andrej Zllobin.

Në rolet kryesore paraqiten: Marija Kiçevska Shokarovska, Francisko Himenaz Ruiz (Spanjë), Abdurrahmani: Vasil Çiçiashvili (Gjeorgji).

Marrin pjesë solistë, ansambli i baletit dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.

“Rajmonda” është balet në dy akte. Premiera botërore e saj është mbajtur në Teatrin e Marinskit në Sankt Peterburg, në janar të vitit 1898. Libretoja e baletit “Rajmonda” bazohet në dramaturgjinë tipike që e karakterizon kohën e Romantizmit. Në dramat (rrëfimet) e kësaj rryme artistike dominojnë temat për heroizmin, dashurinë, dhuntinë, dinjitetin dhe nderin.

Related posts

Në nëntor lansohet “Red Notice” – filmi me ‘The Rock’, Gal Gadot e Ryan Reynolds

D V

Sot, përkujtojmë Mehmet Ali Vrionin, misioni më i madh i jetës së tij qe zgjidhja e çështjes shqiptare

D V

Mustafë Krasniqi: Seminari dyditor me temën Gjuha si pjesë përbërëse e identitetit të një kombi, që u mbajt në Munih të Gjermanisë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More