Agjencia Zhurnal.mk.

Rafael Nadal shpreson që Benzema të fitojë Topin e Artë

Karim Benzema është një nga kandidatët kryesorë për të fituar Topin e Artë 2021 dhe ai ka marrë disa mbështetje të profilit të lartë nga tenisti i njohur Rafael Nadal.

 

Gara për Topin e Artë 2021 vazhdon të jetë njëra nga më të përfolurat e ngjarjeve sportive.

Gjatë ditëve të fundit është publikuar lista e ngushtë me 30 futbollistë që ta fitojnë çmimin dhe Benzema shihet si njëri nga favoritët.

Sulmuesi francez i Real Madridi ka filluar të marrë mbështetje për ta fituar çmimin dhe i fundit që i ka dalë në përkrahje është tenisti Nadal.

Ylli i tenisit, i cili është një tifoz i famshëm i Real Madridit, shkroi një postim në rrjetet sociale për të shpjeguar pse shpreson që sulmuesi të fitojë këtë vlerësim individual.

“Ai ka admirimin tim si lojtar, ai tregon përkushtim ndaj sportit dhe demonstron profesionalizëm në moshën e tij”.

“Fat i mirë Benzema dhe ju keni mbështetjen time për Topin e Artë 2021”, ka shkruar Nadal. 

Related posts

Atletico Madrid shpreh interesim për Lacazetten

D V

Newell’s Old Boys publikon pamje të rralla të intervistës së parë të Lionel Messit pas një ndeshje

D V

Taip Ramadani caktohet si trajner i Australisë në hendboll

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More