Agjencia Zhurnal.mk.

Radev zotohet se do të angazhohet për kontestin me Maqedoninë por ka kushte

Shkup, 2 dhjetor – Persidentët e Bullgarisë dhe Gjermanisë, Rumen Radev dhe Frank Wallter Shteinmeier, në takimin e tyre në Strazburg kanë këmbyer mendime për ambientin e sigurisë në vendet e rajonit të BE-së dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, informon Zhurnal.

 

Presidenti bullgar është angazhuar për dialog aktiv bilateral në nivel të lartë me RMV-në, ku do të zgjidhen çështjet kontestuese në marrdhëniet bilaterale.

Rumen Radev ka thënë se fqiu i tyre duhet të tregojë pjekuri evropiane dhe respekt mbi vlerat e BE-së, me ndërmarjen e aktiviteteve konkrete për ndalimin e gjuhës së urrejtjes ndaj Bullgarisë në librat shkollore të historisë, studimet shtetërore dhe studimet shkencore të trashëgimisë bullgare kulturoro-historike dhe veçanërisht respektimin e të drejtave të qytetarëve të tyre, të cilat haptazi shprehin identitetin e tyre bullgar.

Çështja për inkuadrimin e Bullgarisë në Shengen zonën, për çka vendi arriti gatishmëri të lartë teknike në vitin 2011, në takim u shtrua nga Radev.

Dy shefat e shteteve ishin të pajtimit se BE-ja duhet të jetë më aktive në kërkesën për zgjidhje të qetë për krizat në vendet e rajonit, që solli edhe deri te presione të rritura migrimi mbi Evropën.//Zhurnal.mk

Related posts

Ndotja e ajrit në Maqedoni në nivele shumë të larta

D V

Partitë e vogla ashpërsojnë tonin ndaj Zaevit, taktizim për poste, apo paralajmërim për ndërrim të taborit?

I Z

Mjetet për zbukurimet për Vitin e Ri, Gostivari do t’i jep për Qendrën e Autizmit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More