Agjencia Zhurnal.mk.

Radev zgjedhet president i Bullgarisë – Zaev zhvillon bisedë telefonike me të

Shkup, 21 nëntor – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, ka njoftuar se e ka telefonuar Rumen Radev për zgjedhjen e sërishme si president i Bullgarisë.

 

Zaev bëri të ditur se në bisedën telefonike me Radevin janë dakorduar që të vazhdojnë dialogun mes dy vendeve për gjetjn e një zgjidhje për ardhmëri të përbashkët evropiane.

“Ramë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë nëpërmjet dialogut dhe kuptimit të ndërsjellë të gjejnë zgjidhje në emër të ardhmërisë së përbashkët evropiane”, u shpreh Zaev.

Zgjedhjet e sotme në Bullgari kanë një rëndësi të veçantë për vendin tonë, pasi me këtë hapet rruga e krijimit të një qeverie politike, me çka edhe marrjes së një vendimi “pro” çeljes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Related posts

Për shkak të një aksidenti ndërpritet komunikacioni në aksin Strumicë – Vallandovë

D V

Dëshmia e mjekut: Një koleg që punonte me një defibrilator në Spitalin Kovid vuri re tym

N E

Ish Shtëpia e ARM -së prej nesër do të jetë pikë vaksinimi në Tetovë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More