Agjencia Zhurnal.mk.

Radev: Të dëgjojmë se çfarë do të thotë Petkovi por për të drejtat e njeriut nuk bëhet tregëti

Shkup, 23 maj – Presidenti bullgar thotë se nuk mund të negociohet për Maqedoninë e Veriut sepse për të drejtat e njeirut nuk mund të ketë tregëti dhe negociim.

Ai shprehet se sa më tepër Qeveria e PEtokvit mbështetet te dokumentet e miratuara nga Kuvendi Popullor, aq më tepër do të thotë se e dëgjon zërin e bullgarëve dhe Bullgari dhe Maqedoni të veriut, transmeton Zhurnal.

Presidenti bullgar, Rumen Radev shprehet se së pari duhet dëgjuar kryeministri Kirill Petkov për temën për Maqedoninë e Veriut, duke mos precizuar nëse do të thërrasë Këshillin Konsultativ për Siguri Nacionale që të debatojë për këtë çështje siç kërkoi Petkov të premten.

Në deklaratën të cilën e transmetojnë mediat bullgare, Radev thotë se nuk mund të negociohet për integrimin e Maqedonisë sëVeriut e as për çështjen për mbrojtjen e sovranitetit ajror të Bullgarisë, sepse siç thotë, për të drejtat e njeriut nuk negociohet dhe nuk bëhet tregëti.

“Nëse Qeveria mbështetet te qëndrimi zyrtar i shprehur në dokumentet e miratuara në Kuvendin Popullor, aq më tepër i dëgjon bullgarët në vendin tonë dhe në RMV. Sa me më përgjegjësi sillemi si shtet i BE-së dhe mbështetemi në principet e Unionit, aq më lehtë do ta kemi në politikë dhe vendimetndaj RMV-së”, thotë Radev./Zhurnal.mk

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy