Agjencia Zhurnal.mk.

Radev bisedë telefonike me Varhein: Presim përgjigje konkrete nga Shkupi në pyetjet tona

Shkup, 25 nëntor – Presidenti bullgar Rumen Radev sot në një bisedë telefonike me komisionerin për zgjerim të BE-së, Oliver Varhei, shprehu pritjen e Sofjes se dialogu me Maqedoninë e Veriut do të çojë në rezultate konkrete, njofton MIA nga Sofja.
Radev theksoi se Sofja është e hapur për dialog, ka bërë pyetje të qarta dhe pret përgjigje dhe veprime reale nga Maqedonia e Veriut.
Kreu i shtetit bullgar konsideron gjithashtu se agjenda e marrëdhënieve dypalëshe mes Sofjes dhe Shkupit nuk duhet t’i nënshtrohet ndikimeve të jashtme, por duhet të zhvillohet hapur me angazhimin e të dyja vendeve, gjë që do të çojë përpara procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
Si theks kryesor në atë dialog, presidenti i Bullgarisë vuri në dukje respektimin e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, zhdukjen e përhershme të gjuhës së urrejtjes dhe respektimin e historisë dhe trashëgimisë kulturore bullgare në Republikën e Maqedonisë.

 

Related posts

Ambasadori Markovski për vizitë pune në Durrës

D V

Të rinjtë të moshës 20-29 vjeç në shenjë të korona virusit, situata assesi të qetësohet

Z H

“Financial Times”: Sllovenia propozon pranim të Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2030

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More