Agjencia Zhurnal.mk.

Rabiot zbulon emrat e dy idhujve më të mëdhenj

Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot ka zbuluar se dy idhujt e tij më të mëdhenj janë Steven Gerrard dhe Zinedine Zidane.

Kontrata e francezit skadon në fund të sezonit dhe Juventus së shpejti do të hapë bisedimet për të zgjatur qëndrimin e tij në Allianz Stadium.

Gjatë pushimit të Kupës së Botës, Rabiot ka thënë se është i hapur për të luajtur në Ligën Premier dhe shumë klube angleze janë lidhur me sigurimin e nënshkrimit të tij.

Gjatë intervistës së tij me gazetën Tuttosport, Rabiot zbuloi se si fëmijë ishte një tifoz i Gerrard dhe Liverpoolit.

Mesfushori gjithashtu zbuloi edhe simpatinë për legjendën franceze, Zidane.

“E ndoqa Liverpoolin si fëmijë sepse isha fans i Steven Gerrard”, ka thënë fillimisht Rabiot për Tuttosport.

“Ai më bëri të ëndërroja, kështu që ndiqja Reds. Idhulli tjetër im ishte Zizou Zidane”, përfundoi francezi. 

Related posts

Fitore të vazhdueshme, Guardiola rrëfen sekretin e suksesit të tij si trajner

Xh M

Dembele: Ëndrra ime është të fitojë titullin e Kampionëve me Barçën

Xh M

Interi siguron pjesmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm

Xh M