Agjencia Zhurnal.mk.

Qyteti i Shkupit votoi për ribalancin e Buxhetit për vitin 2021

Shkup, 6 korrik – Me 23 vota “pro”, 18 kundër dhe një abstenim, në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit u miratua ribalanci i Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2021, i cili parashikon rritjen për 7.4 për qind. Me ribalancin, Qyteti i Shkupit planifikon që në vend të 7.207.490 të shpenzojë 7.738.754 denarë.

 

Disa nga këshilltarët vlerësuan se ribalanci është në frymën e zgjedhjeve lokale dhe se motivohet nga nevoja për të bërë një lëvizje mbi gjërat që u premtuan dhe asnjë veprim nuk është ndërmarrë për katër vjet.

Në rendin e ditës të seancës u votua edhe Projekt-plani për ndryshimin dhe plotësimin e programeve për zhvillim për vitin 2021/2023.

Ribalnci i Buxhetit parasheh që rritjet të bëhen në buxhetin themelor të Qytetit të Shkupit, në vlerë prej 650 milionë denarëve, si dhe në buxhetin e donacioneve, ku propozohet të rriten mjetet në vlerë prej 10.9 milionë denarëve.

Këshilltarët e Qytetit të Shkupit vazhduan të votojnë për pikat e tjera të parashikuara për rendin e ditës

Related posts

Moraçanin: Rryma elektrike duhet të jetë më e shtrenjtë

D V

Shkup, samiti i parë për sipërmarrësi të grave

D V

Avokati i Popullit Maqedoni: Është tragjedi e madhe e cila na ka goditur të gjithëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More