Agjencia Zhurnal.mk.

Qyteti i Shkupit: Ekskluzivisht jemi kompetent për miratimin e PPU, ndërsa procedurat për Planin e Detajuar Urbanistik i miraton Komuna e Karposhit

Shkup, 18 dhjetor – Qyteti i Shkupit nuk ka marrë pjesë në procedurën për anulimin e planit të mëparshëm urbanistik në komunën e Karposhit, që të merr çfarëdo përgjegjësie për çfarëdo dëmi të shkaktuar për shkak të suspendimit të planit të mëparshëm urbanistik, as nuk ka marrë pjesë në procedurën për shitjen e tokës, kumtoi sot pres shërbimi i Qytetit të Shkupit.

“Kryetari i Karposhit në vend që fajin ta kërkojë te paraardhësi i tij, po përpiqet të ushtrojë presion medial dhe institucional mbi Qytetin për mendim pozitiv për një plan urbanistik të caktuar”, theksohet në kumtesë.

Shtohet se Qyteti i Shkupit është ekskluzivisht përgjegjës për miratimin e Planit të Përgjithshëm Urbanistik, ndërkaq në procedurat për Planin Detal Urbanistik jep vetëm mendim për të, përveç institucioneve tjera siç janë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Agjencia për Kadastër të Patundshmërive dhe të tjerat, dhe më e rëndësishmja, miratuesi përfundimtar i çdo plani të detajuar urbanistik është Këshilli i Komunës Karposh.

“Si Qytet i Shkupit i kemi parasysh kërkesat dhe nevojat e banorëve të Shkupit dhe në asnjë rast nuk do të lejojmë që të veprohet kundër interesave të banorëve të Shkupit”, theksohet në kumtesë. 

Related posts

Analizë: Maqedonia e Veriut me shifra të frikshme sa i përket numrit të vdekjeve nga Kovid-19

N E

KSHZ: Votuan 10.563 persona, procesi pa probleme

Redaksia

Maqedoni: Debati për propozim-buxhetin për vitin 2022 vazhdon të hënën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More